Lewandowski te Barcelona, TVP Sport: Roberti ia ka thënë vendimin Kahnit

by admin
Spread the love

Robert Lewandowski e ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij dhe nuk do të rinovojë me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Polaku është nën kontratë me Bayern Munich deri më 30 qershor 2023 dhe TVP Sport në Poloni raporton se sulmuesi ka folur me Oliver Kahn.

CEO i bavarezëve është njohur me vendimin  e Lewandowski për të mos rinovuar dhe tashmë duhet gjetur një zgjidhje.

Bayern ka mundësinë ta shesë një vit para përfundimit të kontratës, ose ta mbajë polakun deri në mbyllje të marrëveshjes aktuale.

Në Poloni, por edhe në Spanjë më parë, kanë raportuar se Lewandowski ka rënë dakord për kalimin te Barcelona. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Facebook

You may also like