Lewandowski kërkon rritje page, ish-trajneri i tij e do në skuadër

by admin
Spread the love

Polonia do luajë një ndeshje vendimtare ndaj kombëtares sonë në ‘Air Albania’ më 12 tetor, me dy kombëtaret që janë në lojë për vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit të Katarit 2022.

Interesi është i lartë, ndërsa sulmuesi Robert Levandovski mbetet pika e referimit për polakët. Levandovski mendon edhe për karrierën, me kontratën e polakut me Bajern Mynih që skadon në vitin qershor 2023.

Sipas gazetës gjermane “Bild’, Levandovski ka vullnet të madh për të vijuar karrierën në Bavari. Sulmuesi kërkon që kontrata e re të zgjasë edhe për dy vite, deri më 2025  gjithmonë nëse kushtet financiare janë të njëjta.

Ai kërkon të qëndrojë në “Allianz Arena’ deri në moshën 37-vjeçare, edhe pse interesi për të nuk ka munguar. Pep Guardiola e dëshiron te Mançester Siti, teksa Bajern po mendon edhe pasuesin e tij.

Sigurisht në krye të listës qëndron sulmuesi norvegjez i Borusia Dortmund, Erling Hëland. Në rast se diçka e tillë zyrtarizohet do ishte një tjetër rrembim i bavarezëve në kampin e verdhezinjve, pasi në periudha të ndryshme kanë firmosur me futbollistë si Humels, Gëtze apo dhe vetë Levandovskin, i cili në karrierë ka fituar gjithçka, përveçse çmimit më të dëshiruar individual, Topin e Artë.

You may also like