Lëvizja “Europa tani” fiton zgjedhjet në Mal të Zi – Ja sa deputetë shqiptarë janë zgjedhur! – Shqip

by admin
Spread the love

Partitë shqiptare përfaqësohen me 3 deputetë

Ashtu siç pritej, Lëvizja “Europa tani” e Presidentit Jakov Millatoviç është fituesja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të zhvilluara këtë të dielë në Malin e Zi.

Megjithatë ajo nuk do të mund të bëjë e vetme qeverinë dhe se do të duhet të provojë krijimin e një koalicioni me parti të tjera.

Kur janë numëruar mbi 95% e votave Lëvizja “Europa tani” që drejtohet nga Milojko Spajiç ka marrë 25.9% të përkthyera në 23 mandate në parlamentin me 81 vende. Ajo ndiqet me një rezultat të ngushtë nga koalicioni “Së bashku” i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve të ish-Presidentit Milo Gjukanoviç me 23.9% të votave që sipas të dhënave paraprake përkthehet në 22 deputetë, 1 më pak se fituesit.

Në vend të tretë është një koalicion i partive të njohura si proserbe me 13 deputetë, ndërsa Lëvizja Ura e Kryeministrit në detyrë Dritan Abazoviç ka marrë një rezultat të mirë me 12.3% të votave që mund të çojë 11 deputetë në parlament.

Në Parlamentin e ri të Malit të zi do të jenë të paktën edhe 3 shqiptarë. Koalicioni “Forumi Shqiptar” me drejtues Nik Gjeloshajn ka marrë 2 mandate, ndërsa grupimi tjetër i shqiptarëve që udhëhiqej nga Genci Nimanbegu ka fituar1 deputet.

Prej vitit 2020 Mali i Zi është përfshirë nga kriza politike duke bërë që qeveria të mos kishte një mandat të plotë. Lëvizja “Europa Tani” ka premtuar vijimin e reformave që anëtarësojnë vendin në Bashkimin Europian. Ajo që ra në sy në këto zgjedhje ishte pjesëmarrja më e ulët ndonjëherë në vetëm 56.7% kur vetëm 2 muaj më parë në zgjedhjet presidenciale ajo e kalonte 70%.

Tv Klan

You may also like