Lëvdata për kuqezinjtë nga mbrojtësi i Barcelonës: Trajneri na kishte paralajmëruar për cilësinë e tyre

by admin
Spread the love

Eric Garsia e ka komentuar si shumë të vështirë fitoren 2-1 të Spanjës ndaj Shqipërisë. Mbrojtësi i Barcelonës, theksoi se ekipi kishte bërë mirë, duke kujtuar se Luis Enrike i kishte paralajmëruar lojtarët se sa e vështirë do të ishte ndaj kuqezinjve.

“Kjo ndeshje na bën mirë për të parë se çdo rival ta bën të vështirë. Na shërben edhe për të kuptuar se sa e komplikuar është kualifikohesh direkt në Botëror.

Në pjesën e parë na mungoi ideja jonë e lojës, për në pjesën e dytë ishim vetvetja. Pas golit të 1-1 kishim një reagim shumë të mirë.

Kishte shumë kohë që nuk luanim bashkë dhe gjithmonë është e rëndësishme të fitosh. E dinim që do të ishte një ndeshje e komplikuar, pasi trajneri na kishte paralajmëruar për ciklin  e individëve dhe për aftësinë për të mbrojtur dhe për të dalë në kundërsulm.

Goli i pësuar ishte shumë fat i keq, ishte një përplasje”, tha Eric Garsia.

You may also like