Levandovski, nga i paprekshëm kthehet në pikëpyetje te Barça

by admin
Spread the love

Robert Levandovski është qendërsulmuesi i Barcelonës, golashënuesi më i mirë i ekipit, një nga profesionistët më të njohur në ekip dhe një nga më të paguarit. Por fillimi i këtij sezoni, ashtu si ai i Barçës, nuk po shkon siç pritej dhe kjo ka shkaktuar disa tensione.

Klubi dhe trajnerët kanë besim të plotë te polaku, në aftësinë dhe përkushtimin e tij në shënim dhe nuk kanë dyshime për vazhdimësinë e tij, por, si pjesa tjetër e lojtarëve, ai nuk është në nivelin e pritur. Të gjithë lojtarët, përfshirë ishsulmuesin e Bajernit, janë paralajmëruar për nevojën për të përmirësuar performancën e tyre sepse titujt janë në rrezik. Parulla është e qartë, dhe lidhet me faktin se në dhomat e zhveshjes nuk ka privilegje apo të privilegjuar.

Nga zyrat, në disa raste është vënë në pikëpyetje, me dyer të mbyllura, se Robert Levandovski nuk bën rotacion apo pushon, pavarësisht se nuk ka kaluar momentin e tij më të mirë dhe se Ksavi nuk i ka dhënë më shumë minuta, për shembull, Ferran Torresit. Sulmuesi polak, golashënuesi më i mirë sezonin e kaluar në La Liga dhe për skuadrën në këtë sezon me tetë gola, është një titullar fiks për trajnerin Ksavi. Ai ka marrë luajtur në 21 nga 24 ndeshjet e këtij sezoni, mes La Ligas dhe Ligës së Kampioneve, dhe tre që ai ka munguar për shkak të dëmtimit që pësoi në tetor.

VITOR ROKE KËRCËNIM – Levandovski ka shënuar tetë gola në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve, por në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit spanjoll ai ka shënuar vetëm një gol, atë kundër Gironës, ndeshje që Barça e humbi 2- 4. Rekordet e tij, pavarësisht se janë të mira, nuk janë ashtu siç pritej. Prandaj ka drejtues dhe drejtorë të Barcelonës që mbrojnë idenë që Ksavi të jetë më kërkues me të. Dhe aq më tepër tani, me ardhjen e Vitor Rokes. Braziliani do të kërkojë një proces adaptimi, por ai është një kërcënim serioz për të gjithë shokët e repartit të avancuar.

POZICIONI I KSAVIT – Trajneri katalanas ia ka bërë të qartë ish-sulmuesit të Bajernit se për të përmbushur objektivin për ta bërë Barçën sërish kampione, nuk ka vend për privilegje apo lojtarë të privilegjuar. Në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Almerías, trajneri ishte transparent. Kur u pyet për lojën e Levandovskit, Ksavi u përgjigj: “Mendoj se bisedat në pjesën e parë shkuan shumë mirë. Unë shpjegova se çfarë po ndodhte. Unë fola shumë qartë”.

Barça dhe Ksavi kanë nevojë për Levandovskin, por më shumë për versionin e tij më të mirë. Trajneri dhe klubi besojnë se sulmuesi veteran do të rikthehet në formë pas pushimeve dhe do të lërë pas tij momentin negativ. Trajneri beson se të gjithë lojtarët, përfshirë polakun e kanë kuptuar mesazhin. Kështu, nuk ka privilegje, askush nuk është i paprekshëm dhe të gjithë duhet të japin gjithçka në fushë.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

You may also like