Letra anti-Serbi, shastiset Bërnabiq – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin amerikan, Bob Menendez, tha se është krenar që bashkë me homologë prej disa shteteve të botës, me anë të një letre dërguar në Uashington, Bruksel e Londër, u kërkojnë qendrave kryesore vendimmarrëse, rishqyrtim të qasjes ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Menendez, shtoi se një politikë për Ballkanin që në qendër ka Beogradin, nuk do funksionojë.

Letra në fjalë ka shkundur skenën politike të pushtetarëve në Serbi, njofton Klan Kosova.

Kryeministrja, Ana Bërnabiq, shkroi në Twitter, duke piketuar Menendezin, kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth, e kryetaren e të njëjtit trup parlamentar në Britani të Madhe, Alicia Kearns, se me anë të këtij dokumenti politikanët perëndimorë po ofrojnë “dëshmi të gjallë” sipas saj që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkrahje të plotë dhe inkurajohet, për siç pretendon ajo “minimin e paqes e sigurisë në Ballkan”.

“Në këtë letër mjaft qartë sugjerohet se Serbia nuk mund më të tolerohet. S’mundet të lejohet rrjedhja e nacionalizimit përtej kufijve, sidomos në Bosnjë pastaj në Kosovë, e që një vjet e gjysmë edhe në Mal të Zi. Kjo nuk mund të lejohet dhe kjo është bërë rrezik i sigurisë, marrë parasysh agresionin e Rusisë në Ukrainë”, tha për Klan Kosova, Zoran Vuletiq, kryetar i Forumit Demokratik Qytetar nga Beogradi.

Vuletiq, thotë se do duhej që një porosi e tillë të vinte shumë më herët, dhe se është vërejtje e qartë ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Çkado që Vuçiq të bënë ai do jetë i afërt me Moskën. Ai thjeshtë është rusofil organik. Praktika e pastër dhe një lloj pragmatizmi e shtynë atë kah Perëndimi dhe BE-ja. Sepse Serbia dhe ekonomia e saj nuk munden të mbijetojnë pa BE-në dhe pa integrimet evropiane”.

E ish-kandidati për president të Serbisë, Zdravko Ponosh, tha se shkresa e politikanëve euro-amerikanë është goditje për Beogradin.

Për televizionin serb, NOVA.Rs, Ponosh theksoi se letra është rezultat i lobimit të palës kosovare, përderisa akuzoi Vuçiqin, se po lobon në qarqe nacionaliste siç është ai te kryetari i entitetit të Bosnjës, Republika Sërpksa.

You may also like