Lëshohet urdhër arresti në Itali për Elsa Lilan, akuzohet për trafik droge

by admin
Spread the love

Në Itali është lëshuar urdhër arresti për këngëtaren shqiptare Elsa Lila, si pjesë e një grupi trafiku lëndësh narkotike. Lajmi e ka bërë të ditur La Republica që shkruan për një operacion policor që ka lëshuar 13 urdhër arresti për italianë e shqiptarë, mes të cilëve është edhe këngëtarja shqiptare. “Mes të arrestuarve është edhe këngëtarja e njohur Elsa Lila dhe boksieri Petrit Bardhi”, shkruan La Republica. Sipas mediave, Lila mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës.

Operacioni i antidrogës, u zhvillua sot në jug të Romës dhe aktualisht vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias.

You may also like