Leonardo përshëndet PSG-në: Nuk jam i mërzitur, mos harroni që bleva Messin

by admin
Spread the love

Ndonëse nuk ka patur kurrë një njoftim zyrtar, tashmë është fakt që Leonardo nuk është më drejtori sportiv i Paris Saint-Germain.

“E çuditshme? Jo. Më duket pak patetike. Nuk ishte e rëndësishme. Kishte emocion ditën që erdha dhe nuk ka tani që po iki. Largohem pa mërzitje, falënderoj klubin për këtë mundësi që më dha”, ka thënë braziliani për “L’Equipe”.

“Mund të bëja më mirë, sigurisht. Por kur mendoj për vitet e mia te PSG shoh 7 tituj kampion, trofe të tjerë kombëtarë dhe finalen e Champions League.

Si dhe blerjen e Messit. Mbyllëm me sukses të vetmin transferim në karrierën e tij, transferimin e një lojtari që qëndron në Olimpin e futbollit, pas Pele dhe Maradonës. Mund të themi shumë gjëra, por në fund arritëm të blejmë Messin”, ka thënë Leonardo. / Oversport.tv

Foto: psg.fr

You may also like