Leksion nga “i çmenduri”, Polonia në Katar me një “armë” plus

by admin
Spread the love

Polonia është një nga kombëtaret pjesëmarrëse në Kupën e Botës së Katarit, teksa janë shortuar në Grupin C së bashku me Meksikën, Arabinë Saudite dhe Argjentinën.

Polakët janë kujdesur edhe për detajet më të vogla në mënyrë që të bëjnë një paraqitje dinjitoze në Katar dhe ta zgjasin sa më shumë rrugëtimin e tyre në eventin më të rëndësishëm futbollistik.

Së fundmi, mësohet se Marcelo Bielsa është kujdesur t’i japë një dorë trajnerit të Polonisë, Czesław Michniewicz. Ish-trajneri i Leeds United, ka ndjekur me vëmendje 50 ndeshjet e fundit të kombëtares polake dhe përpiloi një raport mbi 65 futbollistë të ndryshëm.

Bielsa, ose siç njihet ndryshe edhe me nofkën “I çmenduri”, ka ndjekur me detaje Poloninë ndërsa tashmë mbetet për t’u parë sa do të ndikojë raporti i tij në performancën e polakëve në Botëror teksa aty në Grupin C, është edhe Argjentina e tij të cilën e ka drejtuar nga viti 1998 deri në vitin 2004.


Top Channel

You may also like