lejon çmendurinë e një danez të çmendur – Shqip

by admin
Spread the love

Rasmus Paludan, lideri i partisë daneze të ekstremit të djathtë Stram Kurs, dogji një kopje të Kur’anit përpara ambasadës turke në Stokholm të shtunën.

Teksa po digjte Librin e Shenjtë, ai u rrethua nga pjesëtarë të shumtë të policisë dhe askush nuk u lejua t’i afrohej, transmeton Anadolia.

Departamenti i Policisë së Stokholmit tha në një deklaratë të premten se danezit iu lejua të zhvillonte një protestë të shtunën pranë ambasadës turke.

Në një deklaratë për mediat suedeze më 15 janar, Paludan tha se nuk do të vijë më në Suedi për të djegur përsëri Kur’anin dhe se policia nuk mund ta mbrojë atë.

Një sulm i poshtër ndaj Librit të Shenjtë

Siç deklaroi televizioni shtetëror suedez SVT, gazetari suedez Chang Frick i ofroi Paludanit të digjte Kur’anin përpara ambasadës turke në Stokholm dhe garantoi se ai do të mbulonte të gjitha shpenzimet.

Frick tha se kishte paguar policinë për lejen për të mbajtur protestën dhe se do të ushtronte të drejtën e tij për të raportuar për të si gazetar.

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar ashpër djegien e Kur’anit në Suedi, raporton Anadolia.

“Ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e poshtër ndaj Librit tonë të shenjtë, Kur’anit, sot në Suedi, pavarësisht nga të gjitha paralajmërimet e vendit tonë”, thuhet në deklaratë.

“Ne nuk e pranojmë në asnjë mënyrë faktin që ky veprim provokues anti-islam që synon myslimanët dhe fyen vlerat tona të shenjta është i lejuar me pretekstin e lirisë së shprehjes”.

Shtohet se ky akt provokues është një “krim urrejtjeje” i dukshëm.

“Ky akt i neveritshëm është gjithashtu një tregues tjetër i nivelit alarmant të islamofobisë, si dhe prirjeve raciste dhe diskriminuese në Evropë”, tha Ministria e Jashtme turke.

Racizmi dhe krimet e urrejtjes

Deklarata gjithashtu i bën thirrje Suedisë dhe komunitetit ndërkombëtar që të marrin masat e nevojshme.

Duke kritikuar Suedinë për dhënien e lejes për djegien e planifikuar të Kur’anit, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha më herët të shtunën se racizmi dhe krimet e urrejtjes nuk llogariten si liri mendimi dhe shprehjeje.

“Përkundër të gjitha paralajmërimeve tona, një leje e tillë fatkeqësisht i është dhënë këtij personi. Askush nuk mund ta quajë atë liri të shprehjes dhe liri të mendimit”, tha ai. /tesheshi.com/

You may also like