Leipzig fokusohet te Dani Olmo, klubi dëshiron rinovimin me spanjollin

by admin
Spread the love

Dani Olmo ka mahnitur Leipzig dhe është një pikë referimi për skuadrën e Marco Rose, e cila po bën shumë mirë në Bundesliga.

Klubi gjerman dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me sulmuesin spanjoll dhe po punojnë pë rinovimin e kontratës, e cila skadon në vitin 2024.

Max Eberl, drejtori sportiv i Leipzig la të kuptohet se Olmo dhe klubi janë në rrugën e duhur.

“Është një nga prioritetet e klubit dhe ne kemi pasur tre takime pozitive deri tani. Unë kam besim te rinovimi. Dani e di se çfarë mund t’i japë ky klub dhe ne e dimë se ai ka një potencial fantastik”-tha Eberl./ Super Sport


Top Channel

You may also like