Leipzig bind ndaj Monchengladbach dhe “kërcënon” Dortmund-in për vendin e katërt

by admin
Spread the love

RB Leipzig merr 3 pikët të rëndësishme në takimin ndaj Borussia Monchengladbach, sfidë e vlefshme për javën e 22-të të Bundesliga.

Kjo ndeshje rezultoi shumë e luftuar, megjithatë vendasit ia dolën që të gjenin dy herë rrugën drejt rrjetës.

Në minutën e 14’ Simons gjeti rrugën rrjetës, duke zhbllokuar sfidën dhe njëkohësisht duke i dhënë avantazhin ekipit të Leipzig.

Ndërkohë Openda dyfishoi avantazhin e skuadrës së tij në minutën e 57’ dhe njëkohësisht vulosi këtë takim.

Pas kësaj përballjeje, RB Leipzig renditet në vend të pestë me 40 pikë, një më pak se Dortmund-i i vendit të katërt, teksa Monchengladbach renditet në vend të 14-të me 22 pikë./ Super Sport


Top Channel

You may also like