Legjioni i Nderit për xhaminë 100-vjeçare të Parisit

by admin
Spread the love

Xhamia kryesore në kryeqytet u ndërtua në vitin 1922 për nder të rreth 70,000 myslimanëve që vdiqën për Francën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi të mërkurën xhaminë kryesore në Paris për të shënuar 100-vjetorin e ekzistencës së këtij objekti kulti, pasi dëshiron të tregojë se si president përfaqëson të gjitha segmentet e shoqërisë franceze, të bashkuar nën ombrellën e një republike laike.

Vizita në Xhaminë e Madhe të Parisit erdhi vetëm pak muaj pasi ai u rizgjodh si president dhe në garën zgjedhore roli i Islamit në Francën laike, atdheu i popullsisë më të madhe myslimane në Evropë, ishte një “patate e nxehtë” politike.

Në zgjedhje, Macron mundi përfaqësuesen e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, programi politik i së cilës është anti-islam.

Njohje dhe pllakë përkujtimore

Në ceremoni, ku morën pjesë ministrat e brendshëm dhe të mbrojtjes franceze, Macron zbuloi një pllakë që shënon “njohjen” e Francës për ushtarët e saj myslimanë.

Xhamia e Madhe e Parisit u ndërtua në vitin 1922 për të nderuar rreth 70,000 myslimanë që vdiqën për Francën gjatë Luftës së Parë Botërore.

Macron nderoi këtë xhami me Legjionin e Nderit, nderimi më i lartë civil i dhënë nga shteti francez.

You may also like