Legjenda angleze i jep fund epokës së Messit dhe Ronaldos: Janë perëndi, por nuk mund të sfidojnë kohën!

by admin
Spread the love

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për më shumë se 12 vite janë në një garë të bukur sportive se cili prej tyre është më i mirë.

Argjentinasi dhe portugezi i kanë dhuruar shumë fansave të futbollit, teksa ato janë shndërruar në dëshmitarë të talentit dhe punës së jashtëzakonshme të dy ndër yjeve më të shndritshëm të këtij sporti.

Megjithatë, edhe pse me dhimbje, tashmë duhet pranuar se të dy nuk janë në më të mirën e tyre dhe për këtë padyshim që një faktor është mosha. Të paktën i këtij mendimi është legjenda angleze, Gary Lineker i cili shprehet se Ronaldo dhe Messi nuk mund të sfidojnë kohën.

“Në muajin qershor Messi do të mbushë 35-vjeç, ndërsa Ronaldo sapo ka festuar datëlindjen e tij të 37-të. Do të ishte e udhës që edhe ne, sportdashësit tashmë të ulim disi pritshmëritë për Messin dhe Ronaldon. Sigurisht, ato bëjnë dhe do të vazhdojnë të bëjnë gjëra të mrekullueshme në fushë, por edhe këto dy perëndi të futbollit nuk mund ta sfidojnë përgjithmonë kohën”, u shpreh Lineker.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like