Legeni, çuni 25 vjeç, ngrihem unë e pastroj për surratin e tij

by admin
Spread the love

Herion Mustafaraj është një nga banorët e këtij edicioni në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2. Ditën e sotme ai është parë shumë i acaruar dhe i nervozuar ndërsa bënte punët e shtëpisë, teksa ka shpërthyer edhe në ofendime kundrejt një prej banorëve, Ronaldo Sharkës.

Aktori pretendon se gazetari ka pasur ditën e pastrimit të shtëpisë, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, duke e lënë shtëpinë pis. Herioni e ka quajtur aktorin legen, ndërsa më parë e ka paralajmëruar se do ta nominojë vetëm për këtë arsye.

Herioni: “Si kalamaj kopshti. Njeriu çohet, e ka për detyrë ta pastrojë. Çohu, pastroje dhe fle gjumë prap, po pastroje se do çohen shokët. Pis, qelbët, unë e urrej të rri kështu. Nominimi i parë që do bëj: Ronaldo të dua fort, do të nominoj”.

Armaldo: “Ka të drejtë ai aty. Kam 3 ditë laj 150 pjata”.

Kejvina: “Edhe Olta me gjithë respektin nuk bën gjë, dhe Tea”.

Herioni: “25 vjeç cun, çohem unë 54 vjeç, pastroj për surratin e tij. T’ja fus me fshesë kokës. Legeni”.

Armaldo: “Nuk pastron ai, nuk kap gjë me dorë”.

You may also like