Legalizimet në Tiranë, flet Artan Lame: Sa më shumë vrima mbyllim, aq më shumë vrima zbulojmë

by admin
Spread the love

Përgjatë Lumit të Tiranës, në në dy krahët e tij, ndodhen disa prej zonave informale më të ngjeshura, por edhe më problematike të qytetit të Tiranës, ku problematikave të tyre të zakonshme, si sistemimi i Lumit, apo projektet e madhore të infrastrukturës si Unaza e Madhe, ndonjëherë u shtohen edhe probleme të trashëguara dhe të lëna pa zgjidhje asnjëherë.

E tillë është edhe një zonë masive në njësinë 11, ku për mungesë të çdo lloj reference hartografike, që prej viteve ‘80 e në vijim, në këtë zonë nuk është zbatuar jo vetëm ligji i legalizimeve, por edhe regjistrimi i banesëve të ndërtuara me leje përpara vitit 1990 dhe i pronave në përgjithësi.

Për t’i dhënë rrugë këtij ngërçi mbi 40 vjecar, Kadastra ja nënshtroi gjithë zonën rilevimit topografik dhe më pas edhe procesit të rregjistrimit fillestar.

Në fund të këtij procesi pune që zgjati disa muaj, ju dha rrugëzgjidhje 602 pasurive dhe 562 banesave të kësaj zone.

Sot, drejtori i përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, mori pjesë në ceremoninë e përfundimit të këtij procesi që ai e quajti “harta me vrimë”, term ky që përdoret për rastet kur zyra e Kadastrës nuk ka trashëguar fare hartografi për zona të caktuara.

“Sa më shumë vrima mbylllim ndër problematikat e trashëguara, aq më shumë vrima problemesh të tjera zbulojmë”, tha Lame duke e konsideruar procesin e përmirësimit hartografik si hallin më të madhe të institucionit të Kadastrës, problematikë që në shumë raste kompromenton përmirësimine shërbimit ndaj qytetarëve.

Përpara banorëve që ishin mbledhur për marrjen e certifikatave të legalizimit dhe të rregjistrimit të shtëpive të vjetra, Lame derklaroi se “sot po përfundojmë procedurat për një prej zonave më problematike të Tiranës.

Tashmë për herë të parë në mbi 40 vjet në këtë zonë, po jepen certifikata prone, duke mundësuar edhe proceset e tjera, të futjes në qarkullim të këtyre pronave, shitblerja, marrja e kredive duke i lënë si kolaterale, apo edhe aplikimi ligjor më parrje leje ndërtimi”.

You may also like