Lefter Koka ballafaqohet me anëtarët e Komisionit të Ofertave, zbulohet çfarë u diskutua në seancë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është ballafaquar anëtarët e Komisionit të Trajtimit të Ofertave që lejuan ndërtimin e inceneratorit në Elbasan. Gazetari Ermal Vija bën me dije se përballja është bërë në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku ish-ministri dëgjoi dëshmitë e pesë anëtarëve të komisionit.

Mësohet se ata kanë deklaruar se kanë respektuar ligjin dhe  se nuk kanë pasur asnjë kontakt me Kokën dhe asnjë ndikim të tij.

Trupa gjykuese ka vlerësuar se në këto rrethana është rënduar pozita e ish-ministrit. Ndërsa avokatët e tij mbrojtës kanë shprehur të kundërtën. Sipas tyre pozitat e ish-ministrit janë lehtësuar për sa kohë që anëtarët pohuan se nuk kanë pasur ndikim.

Megjithatë, në fund gjykata vendosi të mos ndryshojë masën e sigurisë për Lefter Kokën. Ai do të vazhdojë të hetohet duke qëndruar në qeli për aferën e inceneratorëve.

You may also like