Leeds United shkatërron Chelsea-n, Tuchel humb Koulibaly/ West Ham dështon edhe me Brighton

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përballja me Leeds rezultoi fatale për Chelsea-n që u mund me rezultatin 3-0, në një sfidë që përtej faktit që u dominua në pjesën më të madhe nga “blutë” e Londrës, vendasit ishin më produktiv përpara portës.

Goli i parë u shënua në minutën e 33’, me Aaronson që i dha avantazhin miqve. Ndërsa vetëm katër minuta më pas ishte Rodrigo ai që do të gjente rrugën drejt rrjetës, pas një asisti nga Harrison. Më pas në pjesën e dytë do të ishte po dyshja Rodrigo-Harrison që do të gjenin rrugën drejt rrjetës, por duke ndryshuar vendet, me Harrison që do të shënonte pas një asisti nga shoku i skuadrës n minutën e 69’, për të vulosur rezultatin 3-0.

Situata u vështirësua edhe më tej për “blutë” e Londrës, me Koulibaly-n që mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 84’ dhe la ekipin e Tuchel me 10 lojtarë në fushën e lojës. Pas këtij raundi Leeds renditet në vend të tretë me 7 pikë, ndërsa Chelsea në vend të 12-të me katër pikë.

West Ham vijon të vuajë mungesën e pikëve, ndërsa në të tretë javë radhazi ka marrë vetëm rezultate negative. “Hammers” u mundën në shtëpi me rezultatin 0-2 nga Brighton, në një sfidë që u dominua e gjitha nga miqtë.

Ishte Mac Allister ai që gjeti i pari rrugën drejt rrjetës, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 22’. Ndërsa Trossard dyfishoi rezultatin për Brighton në minutën e 66’. Aktualisht në Premier League, West Ham qëndron në vend të fundit me zero pikë, ndërsa Brighton renditet në vend të katërt me 7 pikë, por me një ndeshje më shumë se Manchester City i vendit të pestë.


Top Channel

You may also like