Leeds ndizet vetëm dy minuta, Manchester United fiton me “poker”

by admin
Spread the love

Manchester United ka marrë një tjetër fitore në kampionat dhe për momentin “ngulet” në vendin e katërt. “Djajtë e kuq” kanë mposhtur 4-2 skuadrën e Leed United, në një ndeshje që pati shumë emocione.

Harry Maguire u shfaq si sulmues dhe shënoi golin e parë për United, para se Bruno Fernandes të realizonte në fundin e pjesës së parë sërish.

Pjesa e dytë nisi flakë për Leeds, që shënoi për një minutë dy gola me Rodrigo dhe Raphiunha. Manchester United u shtang, por gjithsesi reagoi.

Mesfushori brazilian, Fred, riktheu epërsinë për United, ndërsa Elanga shënoi në fund edhe golin e katërt. Leeds po kalon një moment të keq, teksa ka marrë vetëm një pikë në 4 ndeshjet e fundit. / oversport.tv

Premier League – JAVA 26
Leeds-Manchester United 2-4
Shënues:
Rodrigo 53’, Raphinha 54’ / Maguire 34’, Fernandes 45+5’, Fred 70’, Elanga 89’

Foto: Manchester United, Twitter

You may also like