“Le t’i kthejmë këto primare në histori suksesi”, Berisha mbledh krerët e degëve dhe zbardh detaje rreth aksionit opozitar

by admin
Spread the love

Kryetari i PD-së, Sali Berisha mblodhi këtë pasdite kryetarët e degëve në Tiranë.

Primaret ishin tema kryesore e diskutimit. Berisha tha se procesi i primareve do të jetë transparent dhe i rregullt, ndërsa tha se primaret do të organizohen me seksione dhe lista zyrtare.

Teksa ftoi çdo anëtar dhe simpatizant që të kandidojë, Berisha tha se këto primare do të shndërrohen në histori suksesi.

“Sot dy janë çështjet më themelore të PD-së për veten dhe Shqipërinë, primaret dhe protestat. Unë kam bindjen se nga mëngjesi deri në darkë, shumica e atyre që ju takoni u pyesin se ku i keni protestat, pse nuk ka, pse i shtytë protestat dhe ata kanë shumë të drejtë. Nga ana tjetër ne vijmë si një forcë politike që kemi premtuar ndryshimin dhe konkretizojmë në këtë periudhë një hop të madh cilësor në ndryshim, është zbatimi i primareve në zgjedhjen e qytetarëve të parë dhe këshilltarëve, në mënyrë që zotimin para shtetasve tanë dhe shqiptarëve ta shndërrojmë në realitet, me gjithë vështirësitë, por me bindjen më të thellë se ky është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Në këtë vend, vota u përjashtua nga partitë dhe nga shoqëria, prandaj rikthimi i saj është vendimtar për të ardhmen tonë dhe të Shqipërisë. Për një gjë ndihemi të lehtësuar. Kjo parti nga dhjetori deri më sot ka votuar më shumë se kurrë dhe kemi bërë shumë mirë dhe prap nuk do të rreshtim përpjekjet për të konsoliduar votën e lirë, si shprehja e vullnetit të anëtarëve dhe mbështetësve tanë. Kryesia ka diskutuar gjerësisht për rregulloren e primareve. Tani përgjegjësia kryesore shkon tek seksionet dhe ky është zhvillimi tjetër i besimit që ne tregojmë për kryetarët e seksioneve, sekretarët. Atyre, seksioni i organizimit do të ju ndajë listat, do të jenë me dokumente zyrtare, mbi të cilat seksionet do të përcaktojnë simpatizantët dhe janë të mirëpritur të votojnë.. Protesta është tani kryefjala e PD për shpëtimin e Shqipërisë në tërësi/ Nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë gjendje”, tha Berisha.

You may also like