LDK kërkon dorëheqjen e Bislimit pas skandalit me zyrtarin e KE-së: Po e dëmton Kosovën në aspektin diplomatik

by admin
Spread the love

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislmi, pas skandalit diplomatik të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëssekretari
i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, ka thënë se
zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka bërë përshkrimin e
drejtë të takimit që kanë pasur të mërkurën për aplikimin e mundshëm të Kosovës
për pranim në këtë organizatë.

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë në një konferencë të jashtëzakonshme për medie, se ky skandal e dëmton Kosovën pikërisht në kohën kur po tentohet që vendi ynë të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Marrë parasysh që qeveria vjen nga një pushtet që prodhon skandale të vazhdueshme, mundohemi të trajtojmë me urgjencë skandalin diplomatik të zv.kryeministrit Besnik Bislimit në takim me zv.sekretarin e përgjithshëm Këshillit të Evropës, Bjorn Berge. Me që rast ky i fundit e demantoi atë që Bislimi e kishte shkruar pas takimi. Për më keq kjo ndodhi në kohën kur Kosova me të drejt kërkon përshpejtimin për anëtarësimin e saj në NATO, BE, Këshill të Evropës. Bislimi demantohet rëndë nda Beng i cili thotë se ajo çfarë kanë biseduar më Bislimin nuk është e saktë nga ajo çfarë ai ka paraqitur. Ky është një skandal i madh diplomatik që i kushton dhe po i kushton rëndë vendit tonë”, tha Halimi.

“Është një përfaqësim jodinjitoz nga Bislimi i cili dëmton rëndë procesin e anëtarësimit pikërisht në Këshillin e Evropës institucion që kishim gjasë të mëdha anëtarësimi pas suspendimit të Rusisë. LDK-ja kërkon dorëheqje të menjëhershme të Besnik Bislimit, pasi ai nuk është i denjë ta përfaqësoj Kosovën në politikën ndërkombëtare, rrjedhimisht Kosova po e paguan çmimin e paaftësisë së tij”, tha Halimi.

Ajo tha se ky skandal ndodhi në kohën kur Kosova kishte gjasa të mëdha të pranohet në Këshillin e Evropës.

You may also like