LD ngre alarmin për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore – Shqip

by admin
Spread the love

Lëvizja Demokratike përmes një video paraqitjeje të ekspertit të finansave Muamed Demiri, ngre alarmin për rritjen e pakontrolluar të çmimeve të artikujve ushqimore, përcjell KlanM.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut me të drejtë ankohen për rritjen e pakontrolluar të çmimeve të artikujve ushqimorë dhe në këtë drejtim tashmë kemi një anarki të vërtetë. Duket qartë se Qeveria aktuale, me neglizhencën e saj, ua ka hapur rrugën atyre tregtarëve të papërgjegjshëm, të cilët kanë kontroll të plotë në këtë të keqe. Shporta e qytetarëve gjithnjë e më shumë po zbrazët, duke u kufizuar vetëm në ato produkte që janë të domosdoshme për ekzistencë. Shtimi i varfërisë është një tregues për përkeqësimin e gjendjes, e cila mund të rezultojë edhe me pasoja tjera, siç është ikja e madhe e të rinjve, të cilët kërkojnë zgjidhje jashtë Maqedonisë së Veriut. Lëvizja Demokratike vlerëson se Qeveria urgjentisht duhet të fokusohet në zbutjen e kësaj gjendje përmes vënies në kontroll të çmimeve të artikujve më të nevojshëm ushqimor dhe jo të merret me aktivitete të panevojshme dhe të shtrenjta. Shtrenjtimi i paralajmëruar i bukës në muajin shtator, do të jetë edhe një grusht i madh në buxhetin e zbehtë të qytetarëve, kurse varfëria do të trokasë edhe më zëshëm në dyert tona”, thonë nga LD./KlanMacedonia

You may also like