Lazio synon të bindë Strakoshën të rinovojë, por portën ia beson dikujt tjetër

by admin
Spread the love

Lazio mund të humbasë Thomas Strakoshën me parametër zero verën e ardhshme, pasi portierit shqiptar i skadon kontrata. Klubi bardhekaltër nuk ka shumë likuiditet, prandaj do të ishte mëkat që ta humbiste gardianin pa përfituar asgjë.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, për këtë arsye drejtuesit e klubit po mundohen të bindin Strakoshën të rinovojë, ndonëse porta sezonin e ardhshëm pritet që ti besohet Sergio Ricos.

Portieri spanjoll, që është në pronësi të PSG-së por aktualisht i huazuar te Mallorca, mund të vijë në formë huazimi, pasi vështirë se gjen një vend titullari në Paris. / Oversport.tv

You may also like