Larry Thomas shpallet “MVP i Javës”

by admin
Spread the love

Fundori i KB Pejës, amerikani Larry Thomas është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 22-t të Superligës së Kosovës në basketboll.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), të hënën ka njoftuar se amerikani Thomas e ka fituar çmimin “MVP I Javës”.

Thomas ishte lojtari më i dalluar në kuadër të xhiros së fundit, e cila u zhvillua të shtunën dhe të dielën. Ai e udhëhoqi Pejën drejt fitores në Gjakovë kundër Vëllaznimit me rezultatin 92:74.

Thomas pati indeksin më të lartë, pasi ndeshjen e përfundoi me 25 pikë, 5 kërcime e gjashtë asistime, ndërsa pati edhe tre topa të vjedhur. Veç çmimit si më i miri i javës, Thomas është përfshirë edhe në pesëshen më të mirë të xhiros së 22-të. Krahas Thomasit,  vend në pesëshen më të mirë ka zënë edhe bashkëlojtari i tij, Justin Davis pastaj Alonso Verge i Yllit, Devonte Upson i Trepçës dhe Urim Zenelaj i Proton Cable Prizrenit.

You may also like