Largojmë përfundimisht kazinot dhe bastoret nga objektet shkollore! – Shqip

by admin
Spread the love

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook Artan Grubi tha se Propozim-Ligji për Lojërat e Fatit sot ka kaluar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Pas tre viteve bllokadë nga opozita maqedonase dhe shqiptare dhe fushatës së tmerrshme të sponzorizuar nga industria e kazinove dhe bastoreve kundër meje dhe BDI-së, sot në Kuvend u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit që kishin përkrahjen e madhe edhe të Lëvizjes Antibixhoz si iniciativë qytetare.

Tentuan në çdo mënyrë të pengojnë një zgjidhje ligjore që synon të mbrojë rininë duke përcaktuar rregullim më rigoroz të organizimit të lojërave të fatit, përmes largimit të bastoreve dhe kazinove 500 metra nga objektet shkollore që faktikisht nënkupton edhe mbylljen e shumë pikave të lojërave të fatit në vendbanimet tona dhe përcakton vlera më të mëdha për sigurimin e licencave të reja.

Sot triumfoi veprimi konkret në mbrojtje të qytetarëve, e jo demagogjia e shpifjes dhe manipulimit të opinionit për të përfituar pikë të ulëta politike. Efektet pozitive të këtij ligji do të flasin qartë në periudhën në vazhdim.

Përgëzoj deputetët që sot u deklaruan “pro” këtij ligji, dëgjuan zërin e qytetarëve për të mbrojtur fëmijët e tyre.

Pas kryeministrit të parë shqiptar dhe korridorit 8, ky ligj është ndër të arriturat më të mëdha për të gjithë ne!

U tha, u bë!”, shkruajti Artan Grubi./tvklan.mk

You may also like