Largimi nga grumbullimi i Brojës ngriti dyshime për një marrëdhënie jo të mirë me Sylvinhon, doktor Stesina thyen heshtjen

by admin
Spread the love

Pak kohë më parë, ardhja për herë të parë e Armando Brojës nën urdhrat e brazilianit Sylvinho dhe largimi i papritur i tij, ngiti një sërë dyshimesh për marrëdhëniet mes lojtarit dhe trajnerit të ri.

Megjithatë është doktor Stesina ai i cili tregoi për “Exclusive” arsyet e vërteta të asaj që ndodhi. Në një intervistë me gazetarin Endi Tufa, Gianluca Stesina shprehet: Ai është një lojtar i Chelsea dhe gjërat kryesore i dinë ata. Megjithatë Armando vinte nga një dëmtim që i kushtoi shumë kohë jashtë fushe dhe deri në këto momente vazhdon rikuperimin duke zbatuar protokollet korrekte që janë për kroçiatin. Armando u ndoq në pjesën më të madhtë kohës nga mjekët e Chelsea pasi me ne qëndroi shumë pak. Dhe duhet të theksoj që nga këndvështrimi mjekësor skuadra e Chelsea është një perfeksion dhe fakti që ai gradualisht po arrin të marrë minuta do të thotë se gjithçka shkon normalisht. Dëmtimi që ai pësoi është ndër më të rëndat që mund të pësojë një futbollist, të gjithë do të donim që pas një muaji ai të rikthehej në formën e tij më të mirë por nuk është e mundur.

Kur ai erdhi në grumbullim me Shqipërinë përpara ndeshjes me Çekinë, nuk ishte në gjendjen e tij 100% për të luajtur për këtë arsye na u desh të komunikonim shpesh me mjekët e Chelsea dhe u vendos të mos rrezikohej por të vazhdonte programin e riaftësimit me ata. Sigurisht dëshira e tij ishte që të luante me ne, por është klubi ai që duhet të marrë masat për ta rikthyer në formën maksimale dalëngadalë.

Gianni de Biasi, në epokën e tij të tretë, pas Europianit, i bëri “dhuratë” ekipit tonë kuqezi Gianluca Stesinan i cili është një prej mjekëve sportiv më të njohur në klubet e futbollit italian. Ai vazhdon të jetë në stafin e Sylvinhos dhe përpos kësaj është dhe drejtori i departamentit mjekësor pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili organizon kurset profesionale të fizioterapistëve të futbollit shqiptarë, nën përkujdesjen e programeve të UEFA-s.

 


Top Channel

You may also like