Largimi i Ramadanit nga studio e Kanal5, komentojnë shoqatat e gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) reagojnë për ngjarjet që ndodhën dje në transmetimin e drejtpërdrejtë të “Samo Vistina” në TV Kanal 5, ku i ftuar ishte Ismet Ramadani, ish-deputet dhe këshilltar aktual i kryeministrit, dhe gazetari Goran Momirovski, ndërsa udhëheqës i emisionit ishte kolegu Aleksandar Vidinovski. Me reagimin tonë, ne duam të theksojmë rëndësinë dhe nevojën për të ruajtur standardet gazetareske, për të garantuar një diskurs që respekton dhe mbron pavarësinë editoriale.

Në një shoqëri ku televizioni gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë luan rol në formësimin e diskursit publik, është e rëndësisë së veçantë që të gjithë pjesëmarrësit të ruajnë standard të lartë të komunikimit dhe të flasin me respekt me bashkëbiseduesit e tyre si dhe me publikun. Sonte sjellja dhe komentet e z. Ramadani ndaj udhëheqësit të emisionit Vidinovski, në një pjesë të caktuar të debatit, fatkeqësisht ishin konfrontuese, duke krijuar mundësi që debati të marrë përmasa të padëshiruara.

Edhe krahas situatës sfiduese, z. Aleksandar Vidinovski, redaktor-udhëheqës I emisionit Vetëm e vëreteta në Kanal 5, bëri përpjekje për të ndaluar eskalimin e situatës dhe për të ruajtur standardin e dialogut të respektueshëm. Përpjekjet e tij demonstrojnë nivelin e profesionalizmit dhe qetësisë që kërkohet nga praktikuesit e mediave në skenare me presion të lartë.

Megjithatë, incidenti mori kthesë shqetësuese kur drejtori I televizionit Kanal 5, z. Ivan Mirçevski ndërhyri drejtpërdrejtë në televizion, me kërkesë që z. Ramadani të largohet nga studio menjëherë. SHGM shpreh shqetësim serioz për këtë ndërhyrje, sepse kjo cenon drejtpërdrejt parimin e pavarësisë redaktuese që është gurthemeli i gazetarisë së pavarur. Veprimet e kësaj natyre mund të dëmtojnë pavarësinë e medias dhe të rrezikojnë e minojnë besimin e publikut në përgjithësi në media. Ne dënojmë kategorikisht të gjitha veprimet që komprometojnë pavarësinë redaktuese nga strukturat menaxhuese të mediave dhe theksojmë më tej rëndësinë e ruajtjes së këtij parimi për ruajtjen e besueshmërisë së gazetarisë në Maqedoni.

Ju rikujtojmë se SHGM është themeluar në vitin 1946 dhe është organizatë e pavarur, civile dhe jopartiake ndërsa qëllimi i SHGM-së është mbrojtja dhe promovimi i standardeve profesionale dhe lirisë së shprehjes. Në kuadër të ngjarjeve të mbrëmjes së sotme, u bëjmë thirrje të gjithë profesionistëve të medias, personazheve publike dhe pjesëmarrësve në debate publike që të kontribuojnë pozitivisht dhe me respekt në gjuhën publike, duke respektuar parimet e komunikimit të respektueshëm dhe pavarësisë redaktuese.

You may also like