Largimi i Diego Longos, Kukësi zyrtarizon menjëherë Skënder Gegën

by admin
Spread the love

Kukësi ka rikthyer në pankinë Skënder Gegën, pas largimit të italianit Diego Longo. Klubi verilindor nuk ka humbur kohë dhe e ka konfirmuar menjëherë trajnerin e ti, që sezonin e fundit e mbylli në krye të Skënderbeut.

Për Gegën, kampion me Partizanin para tre vitesh, do ta drejtojë për të dytën herë Kukësin dhe tani do të mendojë të ndërtojë një skuadër pretendente për titullin kampion.

“FK Kukësi njofton se Skënder Gega do të jetë trajneri i ri i skuadrës sonë për sezonin 2022-2023. Presidenca e klubit dhe trajneri kanë arritur marrëveshjen ditën e sotme dhe është vendosur që Gega të jetë në krye të stolit.

Skënder Gega rikthehet në Kukës pas një sezoni e gjysmë, duke qenë se në sezonin 2020-2021 drejtoi ekipin në Ligën e Europës dhe në kampionat, duke u larguar pas javës së 11 për shkak të gjendjes shëndetësore.

Prezantimi i trajnerit Gega do të bëhet ditën e hënë në ambientet e zyrave të klubit në stadiumin “Kukës Arena”. Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje trajnerit Gega dhe suksese në krye të stolit tonë”, njofton klubi i Kukësit. / oversport.tv

You may also like