Largimi i Bashës, Ben Andoni paralajmëron zhvillime të forta në PD dhe bën deklaratën e befasishme

by admin
Spread the love

Analisti Ben Andoni nga studio e lajmeve në MCN TV ka komentuar lidhur me dorëheqjen e Lulzim Bashës duke u shprehur se kjo nuk është një dorëheqje akute.

Sipas tij problemi i madh është se rrugëtimi i PD legale dhe rithemelimit është një rrugë që s’ka as qasje dhe as objektiv dhe më shumë sheh një qesëndi të të dyja palëve se sa një thirrje për të bërë diçka për PD. Andoni shprehet se kjo lloj partie me këta njerëz e ka mbyllur ciklin e vet tashmë.

Komenti i Andonit:

“Mendoj realisht se dorëheqja e tij nuk është dorëheqje, por largim nga ato që ka lidhje me PD. Këtë të bënte të besoje teksti i dorëheqjes së tij, ato të vërtetat janë me fjali më të thjeshta dhe të sakta dhe përcaktojnë në akulpën e njeriut që bën aktin e dorëheqjes në një rrugë që nuk i ka sjellë përparësi asaj që ka drejtuar. Dje në PD kishte indikacione që ai ka filluar që dje mobilizimin e strukturave të PD pikërisht atje ku është baza më e fortë e Bashës.

Nuk është e drejtë kalimi i PD te Alibeaj, është tager i sekretarit. Problemi i madh është se rrugëtimi i PD legale dhe rithemelimit është një rrugë që s’ka as qasje dhe as objektiv dhe më shumë sheh një qesëndi të të dyja palëve se sa një thirrje për të bërë diçka për PD. Kjo lloj partie me këta njerëz e ka mbyllur ciklin e vet. Ka nisur si front në vitet ‘90 kur ishte e domosdoshme për emancipimin, por tani e ka mbyllur ciklin e saj.

Këta njerëz duan të mbajnë një organizëm duke dhënë atribute që nuk i takojnë. Një parti është bashkimi i njerëzve të lirë për një qëllim të caktuar. Kjo lloj partie me këto ndarje realisht i dha shkelmin e fundit PD. Të dyja palët duhet të tërhiqen. Berisha nuk i fsheh më ambiciet për të qenë kryetar i PD dhe me këtë ambicie ka zbutuar garën e primareve e cila ishte një ide e mirë. Ata duan të bëjnë parti konservatore”, shprehet Andoni.

You may also like