Largim i papritur nga Kukësi, mesfushori 25-vjeçar ndërpret bashkëpunimin

by admin
Spread the love

Kukësi ka ndryshuar fytyrë në javët e fundit, pas nisjes negative të sezonit.

Verilindorët presin merkaton dimërore për t’u përforcuar, megjithatë së fundmi, Shqip mëson se sot ka patur një largim të papritur.

Arbër Basha ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin kuksian, me 25-vjeçarin që tani është një lojtarë i lirë. Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij “divorci” të parakohshëm, por tashmë gjithçka është e mbyllur mes palëve.

Basha këtë edicion ka luajtur në 9 ndeshje, prej të cilave 6 si titullar. Megjithatë, në përballjen e fundit që u altivizua në Rrogozhinë ndaj Egnatias, 25-vjeçari u aktivitua në fillimin e pjesës së dytë nga Nica, i cili pas 10 minutash lojë e largoi nga fusha sërish./ Supersport


Top Channel

You may also like