Larg vëmendjes së mediave, Donaldi shfaqet pranë fëmijëve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit

by admin
Spread the love

Ndonëse nuk arriti të fitonte “Big Brother VIP”, Donaldi është në qendër të vëmendjes. Një ditë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri ai publikoi një video në rrjetete sociale ku ndër të tjera shprehej se do ndërtojë katër shtëpi për njerëzit në nevojë, dy në Shqipëri dhe dy në Kosovë. “Edhe pse unë nuk i fitove 100 mijë euro, do vendos vetë 100 mijë euro për njerëzit që më mbështetën. Është më e pakta që mund të bëj.”- u shpreh ai.

Aktori u vlerësuar shumë për këtë gjest, por pati edhe skeptikë sipas të cilëve bamirësia bëhet në heshtje apo të tjerë që thanë se “ka kush ndërton shtëpi”.

Megjithatë, ajo që nuk dimë ne është pjesa që ai nuk shfaq në rrjetet sociale. Së fundmi, faqja “vipost.al” në Instagram ka postuar një foto të Donaldit i cili ka bërë një vizitë në një qendër për fëmijët me Çrregullime të Spektrit të Autizmit. Ai shihet i ulur krah tyre teksa luajnë duke treguar atë që vlen më shumë për ta, mbështetje dhe dashuri.

Kujtojmë së paratë e grumbulluara nga shitja e pikturës së Ismail Qemalit kur ai ishte në “Big Brother VIP” shkruan në funksion të terapisë për disa fëmijëve që vuajnë nga spektri i autizmit. Asokohe, Donaldi u përlot duke treguar se kjo ishte ndër ditët më të bukura.

E duket se edhe pas daljes nga reality-show ai ka vendos tu qëndrojnë pranë fëmijëve autikë.


You may also like