Laporta sqaron situatën e Xavit: S’mund të rinovojë në vorbullën e merkatos

by admin
Spread the love

Ndër çështjet aktuale të Barçës, që Joan Laporta preku në intervistën dhënë për “El Mundo Deportivon”, ishte rinovimi i kontratës së Xavi Hernándezit.

Marrëveshja aktuale e trajnerit të parë të Barçës përfundon më 30 qershor 2024, pra në fund të sezoni 2023-2024.

“Ai do të rinovojë kur ne të kemi bërë skuadrën ashtu siç dëshiron Xavi dhe kur klubi të mendojë se është koha e duhur. Do të bëhet, por në kohën e duhur dhe kur klubi të ketë qetësinë që i nevojitet. Jo në vorbullën e merkatos”, shpjegoi presidenti i Barçës.

Laporta shtoi në lidhje me këtë temë se “duhet të shohim se ku jemi me “fair-play”-n. Por Xavi mund të jetë i qetë, sepse ai dhe stafi i tij e kanë të garantuar rinovimin. Brenda mundësive të klubit, Xavi dhe stafi i tij mund të jenë të kënaqur me punën dhe pagat që përfitojnë.”/ Supersport


Top Channel

You may also like