Drejtues i Lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, në emisionin “intervistë në SHENJA”, tha se ka marrë si angazhim të jetë avokat i zërit të shqiptarëve të Maqedonisë.
Ai tha se është fakt që në Tiranë dhe në Shqipëri nuk i është kushtuar vëmendja e duhur kësaj pjese të trevave tona.
“Që nga fakti i numrit të bursave. Shqipëria nuk është një shtet shumë i pasur, por Shqipëria është një shtet mjaftueshëm i pasur për të patur mundësi që disa qindra studentëve të këtyre trevave tu garantoj studimin në Tiranë. Apo, Shqipëria nuk ka një buxhet të jashtëzakonshëm por ka një buxhet prej 7 miliardë euro dhe ka mundësi që të angazhohet për të ndihmuar sa do pak për ato pjesë të investimeve që ju mund të bëni punë”, tha Lapaj, duke shtuar se trevat janë pjesë e pandarë e Shqipërisë. /SHENJA/