Lamtumira për Bujar Nishanin, presidentja Vjosa Osmani homazhe në nder të ish-presidentit

by admin
Spread the love

Para disa ditësh u nda nga jeta në moshë 56 vjeçare ish presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ai është sjellur nga Gjermania ku po kurohej dhe sot është shpallur ditë zie në vend.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon homazhe në nder të ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani. Osmani është shfaqur e shoqëruar nga Presidenti, Ilir Meta.

Homazhet vazhdojnë prej orës 10:00 dhe deri më tani kanë marrë pjesë personalitete të shumta, si ministra, deputetë, bashkëpunëtorë dhe miq.

Ceremonia shtetërore e lamtumirës, përfundon në orën 12:00. Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.

Kujtojmë se ish-presidenti Nishani ndërroi jetë të shtunën në një spital të Berlinit, Gjermani.

You may also like