LAMPEDUZA – Të paktën 1 200 emigrantë në 24 orët e fundit

by admin
Spread the love

LAMPEDUZA, 24 prill /ATSH-DPA/ – Më shumë se 1200 emigrantë kanë arritur në ishullin italian të Lampedusës në Mesdhe në vetëm 24 orë, deklaroi roja bregdetare.

Një varkë emigrantësh u mbyt gjatë natës në ujërat ndërkombëtare pranë ishullit. Një varkë peshkimi shpëtoi 34 persona dhe gjeti një trup të pajetë.

Personat e shpëtuar u ngarkuan në një varkë patrullimi të Rojës Bregdetare italiane dhe u dërguan në Lampedusa. Të mbijetuarit thanë se rreth 20 persona ishin ende të zhdukur.

Njerëzit e shpëtuar vijnë nga Benini, Kameruni, Kongo, Guinea, Mali, Sierra Leone dhe Sudani i Jugut. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakJaço: Investimet amerikanë në Shqipëri 220 milionë dollarë, rritje me 250%

You may also like