Lajmi për martesën e saj në Las Vegas, Anxhela Peristeri zbulon të vërtetën

by admin
Spread the love

Anxhela Peristeri ka bërë me dije përmes rrjeteve sociale se ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por arsyeja që e ka çuar këngëtaren përtej oqeanit nuk dihej. Burime për portale të njohura konfirmuan se Anxhela do të kurorëzonte dashurinë në Las Vegas.

Madje gjatë ditës së sotme në rrjet qarkulluan lajme se këngëtarja ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë, në Las Vegas.

Panorama Plus ka kontaktuar me këngëtaren në lidhje me lajmet që qarkulluan, se arsyeja e udhëtimit të saj në Amerikë është martesa. Anxhela e përgënjeshtroi lajmin duke thënë se nuk është martuar:

“Jo, nuk jam martuar”- tha ajo ekskluzivisht për Panorama Plus.

Kujtojmë këngëtarja e njohur shqiptare konfirmoi një muaj më parë lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.


You may also like