LAJMI I FUNDIT: Pique publikon xhirollogarinë bankare, tregon shumën që mori nga Barcelona

by admin
Spread the love

Gerard Pique ka bërë një postim në rrjetet sociale, me çka ka ngjallur diskutime rreth pagës që ai merr te klubi spanjoll.

Mbrëmë një kanal televiziv në Spanjë, raportoi se Gerard Pique fiton rreth 28 milionë euro në sezon.

I shpejtë ka qenë reagimi i mbrojtësit spanjoll, i cili e ka demantuar gazetarin nga Spanja.

34-vjeçari ka zbuluar pagën e tij vjetore, duke e përgënjeshtruar lajmin.

Ky ishte statusi i Piques:

“Personazhe si ky po ngarkojnë televizionin publik për të mbrojtur miqtë e tyre. Këtu janë 50% e listës sime të pagave të fituara më 30 dhjetor. Jini pak të respektueshëm”, ka shkruar Pique duke e publikuar xhirollogarinë bankare.

You may also like