LAJMI I FUNDIT/ Lulzim Basha jep dorëheqjen nga drejtimi i PD, ja deklarata e tij

by admin
Spread the love

Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Demokratike. Vendimin e ka komunikuar sot pasdite gjatë një takimi me grupin parlamentar, Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve.

“Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shumë demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh të pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve. Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur për karrigen e kryetarit”, tha Basha.

Në 6 mars, Lulzim Basha përfundoi i treti në zgjedhjet e pjesshme vendore dhe presoni ndaj tij u shtua ndjeshëm.

Deputetët kërkuan largimin e menjëhershëm të Bashës, duke theksuar se largimi i tij i hap rrugë bashkimit të PD.

You may also like