LAJMI I FUNDIT: FC Prishtina shumë pranë marrëveshjes me trajnerin Abdulah Ibrakoviq

by admin
Spread the love

FC Prishtina është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me trajnerin e ri, i cili do ta zëvendësojë Zekirija Rmadanin e larguar të premten, shkruan Zeri.info, transmeton Insporti.

Klubi më i madh në Kosovë pritet që t’ia besojë punën trajnerit të mirënjohur nga Bosnje Hercegovina, Abdulah Ibrakoviq.

“Zeri.info” nga burime të mirë informuar brenda klubit mëson se Ibrakoviq shumë shpejt pritet që të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës.

51-vjeçari e ka një karrierë shumë të pasur si trajner.

Së fundmi ka punuar në Austri te skuadra Kapfenberg.

Në karrierën e tij ka drejtuar skuadra si Radniçki Lukavac, Sloboda Tuzla

Bratstvo Graçanica, TOSHK Teshanj, Velez Mostar, Çelik Zenica, Hetten dhe së fundmi Kapfenberg.

Abdulah Ibrakoviq gjithashtu në vitet 2008–2011 ka qenë ndihmës të Përfaqësuesja U-21 e Bosnje Hercegovinës.

Ai e ka ushtuar edhe detyrën e drejtorit sportiv te skuadra nga kryeqyteti boshnjake, Sarajevo në vitet 2013-2015.

Image

Prishtina pas javës së 13 ndodhet në pozitën e gjashtë me 17 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Ballkani.

“Bardhekaltrit” që janë kampion në fuqi të Kosovës edhe në këtë edicion synojnë që të shpallen kampion, në vitin kur klubi e feston 100-vjetorin e themelimit.

You may also like