Lajmi i Fundit: Dukagjini bën një goditje të madhe, arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Feronikelit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Futbollisti nga qyteti i Prishtinës, Dren Gashi sot dha njoftimin që është larguar nga skuadra e Feronikelit, kjo pas situatë së fundit të krijuar tek “Nikli” ku skuadra po përballët me një krizë të rëndë financiare.

Megjithatë, Gashi nuk ka mbetur shumë kohë pa ekip.

Demokracia.com mëson nga burime të afërta me klubin e Dukagjin se Gashi ka arritur marrëveshje me klinasit dhe në pranverë do të jetë nën urdhrat e trajnerit Armend Dallkut, transmeton Insporti.

Gjithsesi, kjo nuk do të jetë lëvizja e vetme pasi në ditët në vijim tek skuadra nga Klina priten edhe disa përforcime tjera.

You may also like