Lajme të trishtuara nga Delinda Disha: I humba bebushat!

by admin
Spread the love

Delinda Disha ka dhënë një lajm të trishtë për fansat e saj duke zbuluar humbjen e binjakëve që po priste prej pak muajsh. Me trishtim, në një Instastory Delinda shkruan se dy bebushët e saj tashmë janë në parajsë.

“Miq dua të ndaj me ju jo vetëm momentet e bukura, por edhe ato të vështira. Të dy bebushat humba, dy binjakët që i doja kaq shumë janë atje lart si dy engjëj, ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ia dolëm dot. Jam mirë, por psikologjikisht po e kaloj shumë keq”, shkruan Delinda.

Delinda e dha lajmin e pritjes së ëmbël pak javë më parë dhe kjo ishte shtatzënia e dytë e saj./revistawho.com

You may also like