Lajme të mira për Mourinhon, rikuperon kapitenin kundër Interit

by admin
Spread the love

Kupa e Italisë garanton spektakël në sfidën çerekfinale midis Interit dhe Romës. Për Mourinhon do të jetë ndeshja e parë si kundërshtar i Interit në “Giuseppe Meazza” dhe përveç duelit, interesante do të jetë edhe pritja e tifozëve zikaltër.

Megjithatë, “The Special One” ka marrë lajme të mira përpara supersfidës. Kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini është stërvitur sot me grupin dhe ka dhënë sinjale pozitive. Ai do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.

Ndërkohë që nuk do të ketë rotacion për kryeqytetasit, ndryshe nga ajo që pritet nga Inzaghi. Mourinho po planifikon të hedhë në fushë lojtarët e tij më të mirë. Për sa i përket Pellegrinit, ai mund ta nisë ndeshjen nga stoli, duke parë edhe faktin se vjen nga dëmtimi. /oversport.tv

You may also like