Lajme të mira për Allegrin, ja kur do të rikthehet Paul Pogba

by admin
Spread the love

Max Allegri ka marrë një lajm të mirë për sa i përket rikuperimit të Paul Pogba. Sipas asaj që raportohet nga mediat italine, mesfushori francez mund të rikuperohet në më pak se një muaj.

“Tuttosport” shkon më tej dhe thotë se mesfushori francez ka nisur fazën e dytë të rikuperimit dhe përmirësimet janë duke ardhur. Pogba ka nisur të vrapojë lehtësisht dhe mjekët kanë dhënë një lajm të mirë.

Ata kanë njoftuar se Pogba mund të jetë gati për një kohë më të shkurtër se një muaj. Megjithatë, ende asgjë nuk është e sigurt se kur do të rikthehet Pogba, pasi te Juventusi nuk dëshirojnë të rrezikojnë një dëmtim edhe më të rëndë. /oversport.tv

Foto: Juventus, Facebook

 

You may also like