Lajme të këqija për Portugalinë, mbrojtësi i PSG mbyll Botërorin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga infermieria ka ardhur një lajm i keq për Portugalinë. Kupa e Botës së Nuno Mendes ka përfunduar. Siç raportohet në një njoftim për shtyp nga Federata Portugeze, mbrojtësi i majtë pësoi një lëndim muskulor në kofshën e majtë gjatë ndeshjes së fundit kundër Uruguait dhe nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet e ardhshme të Kupës së Botës.

Megjithatë, lojtari do të qëndrojë në Katar ku do të fillojë fazën e rehabilitimit. Në njoftimin për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të FPF-së sqarohet edhe situata e mbrojtësit të PSG.

“Nuno Mendes pas vizitave të kryera u cilësua si i padisponueshëm nga stafi mjekësor i FPF-së. Lojtari pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Uruguait. Nuno Mendes do të mbetet me Kombëtaren në Katar, ku do të fillojë fazën e rikuperimit”. /oversport.tv

Foto: Seleções de Portugal, Facebook

You may also like