Lajm i madh për futbollin italian

by admin
Spread the love

Lajm i madh për futbollin italian/ Seria A me 5 skuadra në Champions sezonin e ardhshëm

Ndeshjet e kthimit në Ligën e Kampionëve, Europa Ligë dhe Konferencë Ligë i dhuruan Italisë një bonus të madh. 

Një vend më shumë në Champions-in e ardhshëm. Kompeticioni më i rëndësishëm europian do të ndryshojë format në sezonin tjetër dhe do të kalojë nga 32 në 36 skuadra. 

Falë kualifikimit të Romës, Atalantës dhe Fiorentinës, kampionati italian do të shkojë me 5 ekipe sezonin e ardhshëm në Champions. 

 Ecuria pozitive e skuadrave italiane ka bërë që në këtë sezon të sigurojnë vendin e parë të klasifikimit.  

Në prag të sigurimit të një vendi tjetër në Champions për sezonin e ardhshëm është edhe Gjermania që është ende në garë me Anglinë.

You may also like