Lajm i keq për Portugalinë, Diogo Jota do të mungojë në Kupën e Botës

by admin
Spread the love

Lajme të këqija për Liverpool, por akoma më shumë për kombëtaren e Portugalisë: Diogo Jota ka pësuar një dëmtim në pulpë dhe do të mungojë në Kupën e Botës, që do të zhvillohet muajin tjetër në Katar.

Ka qenë tekniku i “të kuqve”, Jurgen Klopp që në një konferencë për shtyp ka dhënë këtë lajm të keq: “Është një lajm i trishtë, bëhet fjalë për një problem muskulor të rëndë dhe do të duhet shumë kohë derisa ai të kthehet në fushën e lojës”.

Sulmuesi 25-vjeçar u dëmtua të dielën në sfidën kundër Manchester City, ishte një nga protagonistët kryesor të Portugalisë në ndeshjet e Play Off-it kundër Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut. / Oversport.tv

You may also like