Lajm i keq për Ancelottin, “ylli” francez do të mungojë dy muaj

by admin
Spread the love

Probleme për Carlo Ancelottin te Reali. Trajneri italian i “Los Blancos” mësoi këtë të enjte se nuk do të mund të llogarisë Eduardo Camavingan deri në mes të janarit.

Mesfushori i ri francez, i cili është përdorur nga italiani edhe si mbrojtës i majtë, ka dëmtuar gjurin e djathtë gjatë stërvitjes me skuadrën franceze. Mësohet se Camavinga ka tendosje të ligamenteve dhe do të mungojë për dy muaj.

Lëndimi ndodhi pas një përplasjeje me Ousmane Dembélénë, gjatë një dueli për kontrollin me topit. Megjithëse Camavinga e la stërvitjen me këmbët e tij, testet zbuluan dëmtimin serioz të ligamentit.

Kështu, francezi pritet të mungojë tetë ndeshje të skuadrës “merengues” kundër skuadra të tilla si Cádiz, Napoli (Champions League), Granada, Union Berlin (Champions League), Betis, Villarreal dhe Alavés.

Camavinga është 21 vjeç dhe është blerë nga Rennes në vitin 2021 për 31 milionë euro. Didier Deschamps e zëvendësoi me Khéphren Thuram./ Super Sport


Top Channel

You may also like