Lajçak nuk do të largohet – Shqip

by admin
Spread the love

Takon Osmanin: Kurti e ka detyrimin e qartë

Që nga e hëna, kur kryeministri Albin Kurti akuzoi emisarin e BE-së për dialogun për njëanshmëri në këtë proces, po vazhdojnë reagimet ndërkombëatare në mbrojtje të BE-së si ndërmjetësues i bisedimeve Kosovë-Serbi.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vlerëson se ka ardhur koha për një qasje të re për ata që e kanë marrë dialogun si opsion të vetëm “po apo jo”, duke aluduar në kryeministrin Kurti.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës të enjten, Escobar është shprehur se Qeveria e Kosovës e ka detyrimin e qartë se çfarë duhet të bëjë dhe se janë ata që duhet të ndryshojnë dhe jo lehtësuesit e dialogut.

 “Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Lajçak gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet.

I alarmuar për kritikat ndaj Lajçakut,  Escobar tha t’i ketë kërkuar kryeministrit Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani t’i dënojnë ato.

Kjo e fundit nuk ka dhënë komente lidhur me deklaratat e kryeministrit, ndërsa ka vazhduar në heshtje axhendën e saj në Neë York. Ajo mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Aleanca e Lirisë! Një Aleancë e përhershme!”, shkroi Osmani, duke publikuar fotografinë.

Ndërsa ka takuar edhe emisarin Lajcak me të cilin kanë diskutuar për dialogun.

“Theksova se suksesi i dialogut i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë” ka shkruar Osmani në platformën X.

E ndryshe nga ambasadori amerikan në Kosovë që ishte më i ashpër me Kurtin, përfaqësuesi i ambasadës gjermane ka hedhur kritika më të buta ndaj kryeministrit Kurti.

“Kosova ka pasur ulje-ngritjet e veta, përmendur këtu rritjen e tensioneve në veri, atë të prokurorisë. Pa Ballkanin Perëndimor BE-ja mbetet e pa kompletuar. BE-ja vetë duhet të jetë gati për raundin e ardhshëm të zgjerimit “.

Dialogu Kosovë-Serbi më 14 Shtator rezultoi pa sukses. Kryeministri Albin Kurti ka hedhur kritika direkte ndaj emisarit Lajçak se po mban anën e Serbisë.

Tv Klan

You may also like