Laçi blindon sulmin, Vasil Shkurtaj firmos me klubin kurbinas

by admin
Spread the love

Laçi blindon sulmin pak ditë para debutimit sezonal në “Abissnet Superiore”. Klubi kurbinas njofton se ka bërë të vetin sulmuesin e njohur Vasil Shkurtaj, i cili ka një eksperiencë të madhe në futbollin shqiptar dhe atë europian.

“KF Laçi njofton se ka nënshkruar me sulmuesin Vasil Shkurtaj, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Kukësit pas një eksperience në Kinë.

Sulmuesi vlonjat më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin, si dhe numëron eksperienca të ndryshme në Greqi, Portugali, Holandë dhe Qipro. I urojmë suksese me fanellën bardhezi. Para Laçi!”, shkruhet në njoftimin e klubit kurbinas. / Oversport.tv

You may also like