Laçi barazon në Conference League/ Partizani fitoi në Gjeorgji ndaj Saburtalos me rezultatin 0-1

by admin
Spread the love

Laçi nuk ka mundur të të marrë më tepër se barazimi pa gola në Elbasan Arena në ndeshjen e parë ndaj malazezëve të Iskra-s.

Kurbinasit diktuan ritmin e thuajse të gjithë takimit, megjithatë rrjeta e kundërshtarit mbeti e paprekur.

Në pjesën e parë Akinyemi, Guindo dhe Mazrekaj tentuan në disa raste që të gjenin rrugën drejt rrjetës, megjithatë ishin të pafat. Ndërsa në përfundim të kësaj pjese ishte portieri Dajsinani bëri heroin, ndërsa realizoi dy super pritje duke mbajtur të paprekur portën e Laçit.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga djemtë e Shpëtim Duros, të cilët e nisën këtë fraksion më kërkues, duke e mbajtur topin në gjysmëfushën e Iskra-s. Në disa raste të njëpasnjëshme kurbinasit kërkuan të gjenin rrugën drejt rrjetës, por sërish pa sukses.

Ndërkohe në minutën e 66 ishte një rast i diskutueshëm për 11 metërsh në favor të skuadrës shqiptare, por për arbitrin gjithçka ishte e rregull dhe vazhdoi lojën.

Ndeshja e kthimit në Mal të Zi do të luhet pas një jave, më 14 korrik në Podgoricë, dhe ekipit të Laçit i duhet me patjetër fitorja që të sigurojë vazhdimësinë në raundin tjetër të Conference League.


Top Channel

You may also like